Përditësimi për Windows 8.1 i gatshëm më 8 prill

Falë njoftimeve nga Microsoft, ne tanimë dimë shumë për përditësimin e ri për Windows 8.1. Përditësimi i ri po quhet “produkti Frankenshtajn”, i cili mendohet të jetë edhe përditësimi i fundit për Windows 8.1. Së shpejti do të jeni në gjendje ta provoni edhe ju, ndërkohë që këtu kemi sjellë atë çfarë përditësimi ofron. Së…

Auto & Tek

03/04/2014 14:19

Falë njoftimeve nga Microsoft, ne tanimë dimë shumë për përditësimin e ri për Windows 8.1. Përditësimi i ri po quhet “produkti Frankenshtajn”, i cili mendohet të jetë edhe përditësimi i fundit për Windows 8.1. Së shpejti do të jeni në gjendje ta provoni edhe ju, ndërkohë që këtu kemi sjellë atë çfarë përditësimi ofron.

Së pari, sistemi operativ automatikisht do të kyçet në desktop nëse jeni duke përdorur një tastierë dhe një sistem të miut. Lajmi më i mirë për shumë njerëz të cilët e urrejnë UI Moderne.

Ka dy butona të rinjë në pjesën startuese të ekranit afër emrit tuaj të përdoruesit – Search, një hapsirë për kërkim që hapë mundësinë e kërkimeve, dhe Power, që ju lejon ta fikni, Restart, ose ta dërgoni kompjuterin tuaj në gjumë. Ka një buton të ri për PC Settings në fillim të ekranit, kështu që nuk do të keni nevojë të ngatërroheni nëpër ekran për të bërë ndryshime në Windows.

Përdoruesit e miut gjithashtu tani kanë mundësinë të radhitin Start-in në mënyrë më tradicionale. Vetëm klikoni me butonin e djathtë të miut mbi ndonjë aplikacion, dhe ju mund ta zhvendosni atë ose ta ç’instaloni.

Aplikacionet në Windows Store vijnë tani me një shtyllë të titullit, duke e bërë më të lehtë për ti minimizuar ose mbyllur ato, dhe ndarë majtas ose djathtas. Ju mund të hyni në taskbar edhe kur aplikacionet janë aktive.

Kur instaloni një aplikacion të ri, do të theksohet në listën e aplikacioneve për ta bërë më të lehtë për ta gjetur.

Në fund, Internet Explorer 11 vjen me një mënyrë të re të ndryshuar, që lejon menagjerët e IT-së të bëjnë marrëveshje me faqe të ndryshme duke ndryshuar agjentin e përdoruesit. Kontrollet ActiveX janë të përfshira gjithashtu, me karakteristika të bukura.

Pra, ky është përditësimi i ri. Çfarë mendoni për ndryshimet? Nëse ende nuk e keni sistemin Windows 8.1, ky përditësim do të ju bindë që ta merrni.