Përditësimi i ri i Adobe Flash Player për siguri më të mirë

Adobe prezantoi një përditësim të ri për Flash Player të martën, përditësim ky i cili mund t'i ndalojë hakerët të vjedhin informacione përmes shfletuesit.

Auto & Tek

10/07/2014 23:48

Përditësimi shtohet në versionin e mëhershëm Flash 14.0.0.125 për Mac dhe PC, duke lënë të kuptohet se përdoruesit do të duhet ta marrin përditësimin e ri 14.0.0.145.

Njoftimi nga Adobe nuk detajoi problemet e mundshme, por inxhinieri i sigurisë në Google Michele Spagnuolo shpjegoi në blogun e saj se nëse ky përditësim nuk do të bëhej atëherë mangësia e gjetur në Flash do t’i lejonte hakerët që të mbledhin të dhëna të ndryshme duke përdorur Flash-in.

Sulmi ka mundësi që të jetë i rrezikshëm, por Spagnuolo shpjegoi se shumica e faqeve që mund të paraqesin rrezik, si Google dhe Youtube, shpejtë u përgjigjën sulmit duke e përditësuar programin e tyre. Faqe të tjera në rrezik përfshijnë Twitter, Tumblr dhe Instagram.

Microsoft gjithashtu raportoi disa probleme në përditësimet e tij të martën, duke spekuluar se disa sulme të dyshimta mund të kenë synim Windowsin dhe Internet Explorer.