Përditësimi i Google Search me mundësi për të gjetur makinën tuaj

Një tipar i ri i Google Now, në aplikacionin e përditësuar Search për Android, do të jetë shumë i dobishëm për ju. Ky tipar sjellë disa karakteristika të reja, të tilla si përkujtimet e reja (reminders), një listë të centralizuar të pseudonimeve dhe më shumë.

Auto & Tek

02/05/2014 00:11

Nëse ju shpesh përpiqeni dhe lodheni për ta gjetur makinën tuaj në një parking të madh dhe të mbushur me vetura, atëherë ky tipar i ri i Google Now në aplikacionin e përditësuar Search do ta bëjë këtë për ju.

Përditësimi i Google Search sjellë mundësinë e gjetjes së lokacionit të veturës përmes opsionit ‘Parking Location’, opsion ky që ende nuk është i gatshëm në dyqanin Google Play, megjithatë, Android Police ka nënshkruar një APK të gatshëm për shkarkim.

APK do të përmirësoj aplikacionin ekzistues Google Search, edhe pse ne ju rekomandojmë juve që t\’a përditësoni aplikacionin menjëherë pasi që të jetë i gatshëm në Google Play.

Përditësimi sjellë aftësinë për të zbuluar automatikisht vendin ku e keni parkuar veturën, dhe të gjeni atë menjëherë, duke bërë të mundur që makina të shfaqet në kartën e lokacionit në Google Now.

Aplikacioni gjithashtu përmban të dhënat e mëparshme të vendit të fundit ku e keni parkuar makinën, dhe ky informacion mbetet privat dhe nuk ndahet me askënd tjetër, raporton Google në blogun e tij.