Përdhunohet e mitura, trupi i saj gjendet në hekurudhë

Një vajzë 13 vjeçare është përdhunuar brutalisht dhe trupi i saj është hedhur pranë një hekurudhe në Delhi.

Bota

28/05/2016 04:11

I dyshuari kryesor për rastin është një i ri i cili jeton në lagjen e saj me të cilin është parë për herë të fundit vajza para se trupi i saj të gjendej nga policia, transmeton lajmi.net

Vajza jeton me tezen e nënës së saj dhe ajo u zhduk me 17 maj, ndërsa me datën 18 maj trupi i saj pa ndjenja u gjet afër një hekurudhe.

Vendasit u morren në pyetje nga policia dhe treguan se ajo për herë të fundit ishte me adoleshentin që jetonin në të njejten lagje e që është një vagabond.

Mjekët kanë treguar se vajza është përdhunuar brutalisht, gjendja e saj fizike dhe psiqike janë të rënda dhe duhet disa muaj që ajo të rimarrë vetën.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për rastin dhe janë në kërkim të provave dhe të dyshuarve të tjerë për të ndjekur procedurat ligjore kundër tyre./lajmi.net