Përdhunohet dhe vritet 7-vjeçarja, trupi gjendet në përrua

Gjendet e vdekur dhe e hedhur në një përrua gjatë ditës së hënë një vajzë vetëm 7 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë të Mumbait.

Bota

25/05/2016 16:41

Gjatë hetimeve të detajuara është konstatuar se fillimisht vajza ishte përdhunuar dhe pastaj ishte vrarë dhe trupi i saj ishte hedhur në përrua për të humbur gjurmët.

Vajza ishte zhdukur në orën 4 të pasdites dhe ishte raportuar e humbur rreth 4 orë më vonë në policinë e Malwani. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia është vënë në kërkim dhe vetëm rreth orës 11:30 të mbrëmjes trupi i saj është gjetur në një përrua të thellë.

Viktima ishte në klasën e dytë dhe trupi i saj është dërguar në spitalin mjeko-ligjor për të ekzaminuar më tej detajet e krimit.