Përçahet PD në Mitrovicë: Kundërshtojnë koalicionin me Bahtirin, përkrahin PDK-në

Partia e Drejtësisë në Mitrovicë është përçarë në vendim për mbështetje të Agim Bahtirit në balotazhin e së dielës. Një zyrtar i kësaj partie, ka postuar në Facebook një reagim kundërshtues për vendimin e degës, e që sipas tij është vendim i bazuar në mendimin e pakicës dhe jo shumicës së kryesisë. Berat Sinani, që është anëtar i kryesisë së PD-së në Mitrovicë, ka thënë se do ta mbështesë Valdete Idrizin.

Lajme

14/11/2017 17:49

Ky është publikimi i tij i plotë:

Unë Berat Sinani anëtarë i kryesisë së PD-së – Dega Mitrovicë, shpreh gatishmërinë time për ta përkrahur Valdete Idrizin me të gjitha forcat e mia. Koalicioni me AKR nga Partia e Drejtësisë është bërë në mënyrë jo të drejtë dhe këtë e argumentoj me votat ku kryesia ka qenë plotësishtë kundër:

V.N. Abstenim

  1. Gj. Pro AKR
  2. K. Pro AKR
  3. K. Pro PDK
  4. H. Abstenim
  5. B. Pro PDK
  6. S. Pro PDK
  7. I. Abstenim

Andaj me kaq pakë vota nuk e di se si mund të nënshkruhet ose sa është legjitime një  koalicion i tillë për të cilin delegacioni i PD-së është nisur për t’u rinegociar me AKR dhe ka vazhduar me nënshkrimin e saj pa miratimin e kryesisë ku edhe pjesa dërmuese e kandidatëve për asamble janë kundër këtij koalicioni. Andaj për hir të sinqeritetit ndaj votuesve, për hirë të sinqeritetit të vendit tonë dhe mbi të gjitha të autoritetit tim ndaj votuesve tanë jam i obliguar të sqarohem mbi atë që ka ndodhur