Përbindëshi indonezian më në fund është identifikuar (Foto/Video)

Përbindësh i detit? Apo thjeshtë një balenë e vdekur?

Fun

16/05/2017 12:26

Krijesa e detit e gjetur ditë më parë në plazhin indonezian, duket se mund të jetë një balenë në gjendje të dekompozuar, thonë ekspertët, transmeton lajmi.net

Rreth 50 metra e gjatë, krijesa detare u zbulua për herë të parë nga banori vendas 37-vjeçar Asrul Tuanakota, i cili fillimisht ngatërroi krijesën me një varkë, njoftoi Jakarta Globe.

Pavarësisht pamjes së çuditshme që ka, është e qartë se është një balenë, tha Alexander Werth, një biolog balenash në Hampden-Sydney College në Virxhinia.

“Ka shumë gjëra në oqean që nuk i dimë – por nuk ka asgjë të madhe”, tha Werth.

Derisa shkencëtarët mund të thonë se balena i takon gjinisë Balaenoptera, nuk është e qartë saktësisht se çfarë lloji është: Ajo mund të jetë ose një balenë blu ose balenë Bryde, tha Werth.

Megjithatë, balena Bryde nuk është aq e madhe. Krijesa mund të jetë gjithashtu një balenë fin, tha Moe Flannery, menaxher i grumbullimit në Ornitologji dhe Gjitarë në Akademinë e Shkencave të Kalifornisë.

Ndërsa teoritë për shkaqet e vdekjes nuk mungojnë.

Sipas ekspertëve, balena mund të ketë ngordhur nga ndonjë infeksion bakterial, apo ndoshta edhe në ujërat e ngrohta.
Rrymat ka mundësi që ta kenë sjellur atë në breg. /Lajmi.net/

bluewhale3-noaa.jpg

YouTube player