Përbërësit që u duhen meshkujve për të rritur fertilitetin

Keni dëgjuar ndonjëherë për një ushqim peruan që quhet maka? Është një erëz shumë e mirë për të ndihmuar ata meshkuj që kanë probleme me fertilitetin. Në këtë artikull do ju prezantojmë me disa përbërës shumë të nevojshëm për të shmangur probleme të tilla.

Lifestyle

12/10/2016 21:54

Gjithsesi, është e rëndësishme të dini se konsumimi i ushqimeve të mëposhtme nuk garanton përmirësimin e problemeve të rënda me fertilitetin, kështu që duhet të konsultoheni me mjekun.

Maka

Ka origjinë nga Peruja dhe shitet zakonisht në formë pluhuri. Peruanët kanë mijëra vite që e përdorin pasi është shumë e mirë për furnizimin me energji. Ka 30 minerale që përmbajnë shumë glukosinolate, që ndihmojnë në përmirësimin e fertilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Panxhari

Ka veti që i japin një shtysë fertilitetit të mashkullit. Të pasura me folate, të njohura ndryshe si B9, panxhari ul lodhjen dhe rrit numrin e spermatozoidëve. Përmban edhe nitrate që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Pjalmi

Pjalmi është një tjetër ushqim i shëndetshëm që është i lidhur me përmirësimin e fertilitetit te meshkujt. Ka shumë vitamina dhe minerale që janë të nevojshme për njerëzit. Gjithashtu, mendohet se përmirëson funksionin seksual dhe si rezultat, riprodhimin.

Ubikuinoli

Është një antioksidant i fuqishëm që prodhohet nga trupi. Me kalimin e moshës, prodhimi natyral i tij nis të ulet pak nga pak. Ubikuinoli ndihmon në mbrojtjen e qelizave të spermës nga stresi oksidativ, që është shkak për infertilitetin mashkullor. Gjendet te spinaqi, por duhen ngrënë rreth 50 tasa me spinaq për të marrë dozën e nevojshme ditore të ubikuinolit.

Seleni

Vetëm dy arra braziliane në ditë përmirësojnë fertilitetin e mashkullit. Seleni në këto arra është vërtetuar se mbron spermën nga radikalet e lira. Ky mineral ka antioksidantë që mund të përmirësojnë lëvizshmërinë e spermatozoidëve.