Përballja e tresheve të frikshme, ja statistikat – Lajmi.net
Përballja e tresheve të frikshme, ja statistikat
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 17:26, 13 February 2018
.

Treshja si BBC dhe MCN i fusin frikë të madhe mbrojtjeve të skuadrave kundërshtare, ndërkohë që nesër do të zhvillohet një betejë madhështore mes këtyre dy tresheve sulmuese në një duel intensiv në UEFA Champions League.

Por, cila treshe do ta udhëheqë skuadrën e vet drejt triumfit të kupës më të lavdishme për klube ?

Sulmuesit e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Neymar sundojnë Ligën 1 të Francës dhe e kanë terrorizuar Evropën këtë sezon.

Ama ata nuk janë të vetëm.

Real Madridi u ka shkaktuar ankthe mbrojtjeve rivale sapo ato e kanë dëgjuar emrat e sulmuesve madrilen; Karim Benzemas, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos.

– Rekordi i golave të shënuara nga MCN

2017/18 – 71 gola (Cavani 28, Neymar 28, Mbappe 15)

– Rekordi i golave të shënuara nga BBC

2013/14 – 59 gola (CR7 33, Benzema 15, Bale 11)

2014/15 – 76 gola (CR7 43, Benzema 17, Bale 16)

2015/16 – 77 gola (CR7 40, Benzema 23, Bale 14)

2016/17 – 47 gola (CR7 25, Benzema 13, Bale 9)

2017/18 – 40 gola (CR7 24, Benzema 7, Bale 9)

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO