Per Vibe’in pozitiv qe perhapi koncerti GJURMET ne Tirane, dhe takimin e 5 kryetareve te qyteteve te Ballkanit

Ky asht shekulli i identitetit...

Opinion

29/11/2016 19:06

Shkruan: Migjen Kelmendi

Per Vibe’in pozitiv qe perhapi koncerti GJURMET ne Tirane, dhe takimin e pese kryetareve te qyteteve te Ballkanit

Ideja se dy kryeqendrat tona urbane, Prishtina dhe Tirana, mujn me bashkepunue per bukuri, u pa ne koncertin e ribashkimit te grupit prishtinas GJURMET, te cilet kishin vendose qe koncertin e pare me e mbajt ne Tirane.

Tirana, me kryetarin e saj Erion Veliaj, e mirepriten dhe e ndihmuen koncertin, bashke me institucionet tjera si TVSH, Ministria e Kultures e Shqipnise, por edhe me ndihmen e Ministrise se Kultures se Kosoves.

Kishte premtu ndihme edhe kryetari i Komunes se Prishtines, Shpend Ahmeti, i cili premtimin s’e realizoi, por me dale me knue – knoi!

gjurmetfriends_shpend-ahmeti-dhe-erion-veliaj-ne-bine
Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj tue kendue bashke me pjesemarresit e koncertit “Gjurmet” kangen “Ne Tren per Perzeren”

Ndoshta ishte kanga “Ne Tren per Perzeren”, ndoshta ishte publiku i mrekullueshem i Prishtines qe i dha shmeck Tiranes, ndoshta ishte kendimi i perbashket i dy kryetareve te komunave, Erion Velise dhe Shpend Ahmetit, qe ngjizi idene ne kryet e Erionit, se kjo dashni, ndjenje perbashkesie, emocion e empati qe duel prej koncertit te grupit “Gjurmet”, duhet me u vazhdue dhe me u pasunue.

gjurmetfriends_ne-tren-per-perzeren
Kanga permbyllese e koncertit nga Dhetori 2015, “Ne Tren per Perzeren”

Po çka thane GJURMET?

Se koha e krijimit te Shteteve te Medhaja ka kalue. Kjo asht koha kur hapsinat perjetohen si hapsina kulturore, urbane, gjuhesore, identitare.

Koha e ideologjive dhe narracioneve te medhaja asht koha e shekullit te shkuem. Ky asht shekulli i identitetit.

Keto qendra nuk jane ma popullue vetem me shqiptare. Nji qytet modern i shekullit 21 asht vendbanim dhe habitat i shume etnive e komuniteteve. I shume qytetareve. Dhe prandaj sot pergjegjesia per identitetin nuk asht ma te shtetet, e qeverite. Po te qytetaret. Te individet. Ata e kane pergjegjesine per pergjigjet dhe sfidat identitare.

Se çka ndodhe me qytetet kur e humbin busullen dhe e mendojne qytetin vetem si hapesine e nji etnie dhe fillojne me e pastrue e sterilizue qytetin prej Tjereve – mendojeni Beogradin.

“Gjurmet” e moren kete pergjegjesi qytetare me i dhane disa pergjigje dhe me u ballafaque me disa sfida identitare. Nuk i ftoi Tirana “Gjurmet”, po “Gjurmet” e ftuen edhe Tiranen edhe Prishtine me i ndihmue me realizue te gjithe se bashku nji koncert ribashkimi, i cili vibroi dhe perhapi entuziazem dhe empati.

gjurmet-friends_linda-lee-hopkins_3
Linda Lee Hopkins, e ftuemja e grupit “Gjurmet” nga Parisi, kangetare e R&B, e cila interpretoi kangen kushtue Nanes Tereze, nga viti 1997 – “Nane”

“Gjurmet” sollen ne Tirane kangetare te etnive, gjuheve dhe ngjyrave tjera. Ideja e sakrifices se Nanes Tereze, thane “Gjurmet”, ilustrohet per bukuri kur kangen e tyne kushtue Nanes Tereze nga viti 1997, e kendon nji kangetare me ngjyre, anglisht, per me theksue faktin se ajo i ka takue globit, e jo shqiptareve.

“Gjurmet” thane se sa bukur tingellon nji kange e moçme shkodrane kur aranzhmanin e saj e perpunon nji autor maqedonas si Zlatko Origjanski.

“Gjurmet” e sollen Gegnishten ne Pallatin e Kongreseve. Nji gjuhe te ndalueme ne Tirane. Nuk kuptohet civilizimi shqiptar pa Gegnishten, thane. Gjuha Shqipe dhe Identiteti Shqiptar jane cungue e xhymtue pa Gegnishten. Bukuria e Gjuhes Shqipe asht ne diversitetin e saj, ne fonetikat e saj, ne tingellimat e saj, e jo ne premjet dhe reduktimet e kesaj muzike.

gjurmet-friends_tirane2015
Vetem nji pamje e atmosferes ne koncert, qe publiku i ardhun prej Prishtine e pruni ne Tirane

“Gjurmet” e sollen ne Tirane vibe’in e Prishtines, dhe moren prej Tirane suksesin te cilin pa angazhimin e Tiranes kishte qene zor me e mberri. Harrova, edhe çelesat e famshem.

“Gjurmet” na thane: derisa presim me na ndodhe mrekullia dhe jemi te magjepsun me epifanine e nji shteti te madh komb, njisoj si serbet, asht mire me u çue, njisoj qysh u çuen “Gjurmet”, siç u çue Erioni, e me ja nis me u takue e bashkepunue ne nivelin e qendrave urbane. Ne nivelin e muzikes. Ne nivelin e asaj qe na thane “Gjurmet”. Erioni e twist’oi idene e Bashkimit. Ai si nji rocker urban tiranas, tha se po fillojme pos Prishtines, ta afrojme edhe Tetoven e Presheven, te fillojme njohjen, koordinimin, muziken. Kjo asht nji hapsine kulturore, nji hapsine gjuhesore, nji hapsine identitare. Kufijte nuk e ndalin bashkepunimin mes qendrave urbane.

Koordinimi i qyteteve me shumice shqiptare ne Ballkan, a mundet me qene nji erzac per Shqipnine e Madhe. Simbas pese kryetareve te komunave del se po.

Tue dashte me pershendet akcionin e zotit Veliaj per me i ba bashke qendrat urbane te hapsines identitare shqiptare, po shpresoj se shpejte ketyne pese qyteteve ka me ju bashkue edhe Selaniku, Cetinja, Novi Sadi, Sarajeva, Prizreni….

Sepse po aq sa asht hapsine kulturore shqiptare, kjo hapsine asht pjese e nji hapsine edhe ma te madhe kulturore e identitare si Ballkani….dhe ky Ballkan asht vetem pjese e nji hapsine edhe ma te madhe kulturore e identitare si Europa…..kjo asht vetem çashtje e formimit dhe shijes…se mire. Edhe kufinit. Jo ne toke, po ne koke! (Nuk i thashe krye, shkaku i rimes:)

 

PS. Pjesa e koncertit te cilit i referohet ky shkrim fillon nga 1:46h