Për Veselin, taksa nuk ndryshon pa lëvizur Serbia

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, do të presë sot në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 %.

Lajme

22/01/2019 11:46

Takimi pritet të fillojë në orën 12:00, në Kabinetin e Veselit.

Burimet thonë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk ndryshon pa lëvizur Serbia.

Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 % mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan.

SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale. /Lajmi.net/