Për të mos i ikur aeroplani, gënjeu se ka bombë në të

Një fluturim i linjës Adana-Stamboll i kompanisë Turkish Airlines është shtyrë sot për shkak të një telefonate nga një person që lajmëroi se ishte montuar bombë në aeroplan.

Bota

18/03/2015 14:38

Një 21 vjeçar turk, i cili u vonua në aeroport dhe nga frika se mos po i ikë fluturimi lajmëroi se ishte montuar bombë.

Pasi pasagjerët kishin nxënë vendin e tyre, dhe aeroplani ishte gati për tu nisur ata u evakuuan nga ekipet e sigurisë. Pasi pasagjerët u nxorën nga aeroplani, me dyshimin se kishte bombë ekipet bënë kërkime dhe pas një ore kërkime nuk u gjet asgjë, transmeton Takvim.

Më pastaj doli i riu 21 vjeçar E.E. i cili rrëfeu se kishte “sajuar” historinë e bombës në aeroplan në mënyrë që të mos i ikë aeroplani.

I riu është arrestuar dhe është dërguar në stacionin më të afërt policor për të dhënë deklaratë.

(KosovaPress)