Për të hyrë në Kosovë nga Serbia duhet të prisni 90 minuta /FOTO

Është shkurtuar kolona e pritjes për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në pikën kufitare në Merdare.

Lajme

21/07/2018 22:54

Derisa një natë më parë, kolona ka kaluar gjatësinë prej një kilometër e gjysmë me pritje deri në 5 orë, në pjesën më ta madhe të së shtunës, ajo është raportuar të jetë rreth ose mbi 100 metra – me pritje prej 60-90 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare për të hyrë në Kosovë nga Serbia përmes pikë kufitare në Merdare pritjet janë 90 minuta ose një orë e gjysmë. Sipas të dhënave të ardhura sonte në orën 22 e 15 minuta, kolona e vetura për të hyrë në Kosovë nga Merdarja është 200 metra e gjatë, raporton lajmi.net.

Gjendje më e rëndë paraqitet në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku kolona është e gjatë 300 metra, por hyrja në Kosovë zgjat një orë e gjysmë.

Për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë, në Merdare, po ashtu duhet pritur 90 minuta edhe pse kolona është e gjatë vetëm 40 metra. Kjo për shkak që pala serbe është duke punuar me vetëm një sportel, duke bërë që pritjet të jenë të gjatë.

Në anën tjetër, për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë duhet pritur 60 minuta anipse kolona është e gjatë 200 metra. /Lajmi.net/