Për të humbur peshë, ushtroni me stomak të zbrazur

Ka dëshmi që ushtrimet me një stomak komplet të zbrazët bëjnë që trupi të djegë më shumë dhjam dhe potencialisht të ndalojë shtimin e peshës.

Lifestyle

06/03/2015 22:03

Nëse jeni duke u përpjekur për ta gjetur kohën më të mirë të ditës për të ushtruar në mënyrë që të humbni peshë, atëherë ju duhet që të ushtroni para se të hani mëngjes.

Ka disa dëshmi që tregojnë se të ushtruarit me stomak plotësisht të zbrazët – ose siç e quajnë mjekët “në gjendje të agjëruar” – bën që trupi të djeg më shumë dhjam dhe potencialisht të largojë shtimin e peshës, në krahasim me rastet e tjera të ushtrimeve, transmeton Lajmi.net.

Studimi vjen nga Belgjika, ku disa të rinj të shëndetshëm ndoqën një dietë të përbërë nga 30% deri 50% më shumë kalori dhe 50% më shumë yndyrë se disa të tjerë. Grupi tjetër ndoqi një regjim të ushtrimeve, ku ushtronin para se të hanin mëngjes, domethënë me stomak bosh.

Pas gjashtë javëve, grupi i cili kishte ushtruar me stomak të zbrazët nuk kishin fituar aspak peshë në krahasim me të tjerët të cilët kishin shtuar disa kilogramë. Trupat e tyre kishin djegur më tepër dhjam gjatë gjithë ditës, më shumë se grupi tjetër.

Sigurisht, ushtrimet në mëngjes parandalojnë shtimin e peshës, që nuk është njëjtë me humbjen e saj. Por, rezultatet janë inkurajuese për ata të cilët shpresojnë të mos shtojnë peshë, transmeton Lajmi.net.

Nëse dëshironi që të mos shtoni peshë, apo edhe të humbni, sigurisht se ju duhet që të filloni të zgjoheni herët në mëngjes dhe të ushtroni para se të hani diçka.