Për të gjetur partnerin e duhur duhet t’i bëni këto pesë gjëra

Shumë njerëz jetojnë me mendimin se në kohën e sotme nuk ka partner të duhur. “Higherperspective”, shkruan disa këshilla që do të ju ndihmojnë të gjeni një partner të duhur.

Lifestyle

08/03/2016 17:58

Dashuria e vërtetë kërkon punë

Ka shumë njerëz që ju tregojnë se dashuria e vërtetë kërkon përkushtim. Dashuria kërkon punë, dashuria mund të jetë e vështirë. Por dashuria e vërtetë është ndjenja më e bukur.
Duhet t’i respektoni kufijtë e njëri-tjetrit

Kur ju e doni dikë, a nuk mund ta quani bashkim? Ju duhet të falni dhe të kuptoni partnerin. Duhet të dini kufijtë e njëri-tjetrit, përndryshe rrezikoni të humbni partnerin.

Komunikimi është i nevojshëm

Linjat e hapura të komunikimit janë shumë të nevojshme, përndryshe ju rrezikoni komunikimin e hapur dhe të shëndoshë. Edhe gjërat e pakëndshme kërkojnë diskutim, injorimi I tyre ju qon në pakënaqësi, shkruan higherperspective.com, transmeton Gazeta Express

Duhet të keni vizion për të ardhmen

Nëse ju dëshironi që partneri të ju dojë, ju duhet të keni qëllime dhe vizione të qarta për të ardhmen. Jetoni me ambicie dhe me qëllime.

Dashuria nuk ju lëndon

Të gjithë e kemi dëgjuar këngën “Dashuria të lëndon”. Dashuria nuk e ka në shënjestër lëndimin, qëllimi I dashurisë është të ju bëjë të lumtur. Nese ju keni një dashuri që ju lëndon, ajo nuk quhet dashuri./Gazeta Express/