Për ta postuar videon në Facebook: Rrahin brutalisht 12-vjeçarin (Video)

Në York të Anglisë, një adoleshent është bërë viktimë e sulmit fizik, vetëm që kjo të regjistrohet për tu vënë në Facebook.

Fun

12/11/2015 19:21

Josh Cooper ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur disa të rinj i kanë bllokuar rrugën.

Teksa njëri ka provuar ta mbrojë, disa të tjerë e kanë qëlluar 12-vjeçarin me grushte.

Ai ka ikur me vrap, por është ndaluar nga një 15-vjeçar, i cili e ka qëlluar me grushte në kokë.  Ai e ka qëlluar rreth 20 herë, teksa Cooper qante dhe mbulonte kokën me duar, në pamundësi që të ikë.

Tërë ngjarjen e ka filmuar dhe plasuar në Facebook një vajzë, e cila ishte në shoqëri me grupin.

Kjo video ka bërë që të identifikohen dhe të ndalohen sulmuesit.

Ata kanë thënë se nuk kanë asgjë me viktimën, vetëm se deshën ta sulmojnë. /Telegrafi/

YouTube player