Për ta marrë biletën VIP në festivalin ‘Sunnyhill’ në Prishtinë, duhet të paguani 200 euro

Më 10 gusht nis festivali 'Sunnyhill' i cili do të mbahet në Prishtinë në Parkun e Gërmisë dhe zgjatë tre ditë.

ShowBiz

20/06/2018 13:54

I gjithë organizimi është bërë nga Dukagjin Lipa, babai i Duas, dhe kjo e fundit poashtu do të jetë pjesëmarrëse, bashkë me mikun e saj Action Bronson, shkruan lajmi.net

Në të njëjtën skenë me Duan do të ngjiten edhe këngëtarë të tjerë si: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, McKresha, etj.

Kanë mbetur dy muaj deri tek data 10 gusht kur edhe do të filloj ky festival dhe ka nisur faza e parë ‘’super eary bird’’ ku biletën të interesuarit mund ta blejnë me çmim 35 euro.

Njësoj nuk do të ndodhë në fazën e dytë pasi biletës për një person do ti rritet çmimi në 55 euro dhe nëse e lini për fund, fazën e tretë, bileta për të qenë pjesë e ‘Sunnyhill’ do të kushtoj 75 euro.

E për tu ndier VIP duhet të paguani hiq më pak se 200 euro për ta marrë biletën. Bazuar në pagat mujore që ka në Kosovë, këto çmime nuk janë pritur mirë nga të gjithë.

Kujtojmë se Dua mezi po pret që të vijë koha për të performuar në Prishtinë dhe që tani po bën thirrje publike që të jenë të gjithë atje madje thotë se duhet t’i merrni me vete edhe kushërinjtë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkGE833FEbF/?hl=en?&taken-by=dualipa