Për shkak të rrymës, bizneset humbën 300 milionë

Tarifat e energjisë elektrike dhe problemet tjera nga kjo fushë janë diskutuar në një takim organizuar në Oden Ekonomike të Kosovës ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Lajme

27/03/2017 14:57

Ky takim është mbajtur në kohën kur ZRRE ka intensifikuar debatet rreth aplikimit të tarifave të reja energjetike. Kryetar i bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij, në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në janë edhe dy kompani furnizuese, njofton Klan Kosova

E drejtuesit e bizneseve janë ankuar përveç çmimeve edhe për telashet në furnizim. Këtu është bërë e ditur se nga problemet në furnizim bizneset kosovare kanë humbur rreth 300 milionë euro gjatë vitit 2016, njofton Klan Kosova.