Për shkak të parave Izraeli mund të heq dorë nga organizimi i Eurovizionit 2019

Autoriteti i Transmetimit Publik të Izraelit dhe qeveria janë përballur këto kohë rreth faktit se cila prej tyre duhet të paguajë garancinë prej 12 milionë euro në Bashkimin Europian të Transmetimeve.

ShowBiz

14/08/2018 15:30

Autoriteti i Transmetimeve Publike të Izraelit, “IPBC”, paralajmëroi kryeministrin Benjamin Netanjahu se Izraeli mund të duhet të heqë dorë nga organizimi i Festivalit Europian të Këngës, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.

YouTube player

Kostoja e prodhimit të Eurovizionit në Izrael është vlerësuar në 35 milionë euro dhe “IPBC”-ja duhej të transferonte 12 milionë euro si garanci për “EBU”-në deri më 1 gusht.

“EBU”-ja i ka lënë afat “IPBC”-së deri më më 14 gusht, por çështja se cilat nga institucionet do t’i lëvrojë paratë ende nuk është zgjidhur.

Netta me “Toy” fitoi Eurovizionin 2018, duke i dhënë kështu të drejtën Izraelit të organizonte festivalin e radhës.lapsi