Për shkak të kërkesave të mëdha, BMW rritë prodhimin e modelit i8

BMW i8 është një sukses i madh i kompanisë, për shkak që ai është duke u kërkuar shumë në Amerikë.

Auto & Tek

18/01/2015 17:11

Ne kishim raportuar për një veturë i8 të shitur menjëherë në Amerikë me një çmim prej $100,000. Dhe BMW tani është duke iu përgjigjur kërkesave të amerikanëve me një shtim të prodhimit të veturës 2015 i8.

Do të jetë një rritje për 50% në prodhim të këtij modeli në SHBA këtë vit dhe ndoshta as edhe kjo rritje nuk do t’i përmbushë kërkesat, transmeton Lajmi.net.

Për momentin, periudha e pritjes për një i8 të re është një vit, dhe kjo është për shkak që BMW do ta rrisë prodhimin e i3 dhe që më pas të mund të ndërtohen më shumë i8.

BMW është duke bërë gjithçka që t’i përmbushë kërkesat e njerëzve për të blerë një model të tillë, kështu që do të krijojë më shumë se 1,000 copë në SHBA gjatë këtij viti.