Për Serbinë, kufiri me Kosovën kusht për në BE (Video)

Ende pa u sqaruar çështja më kritike në vend, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, Qeveria planifikon që të nis një demarkim të kufirit me një shtet tjetër.

Lajme

22/05/2016 23:20

Demarkacioni me Serbinë, i është propozuar Bashkimit Evropian si temë e dialogut në dhjetorin e vitit të kaluar.

Sa i përket agjendës se çka do të diskutohet mes palëve Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së  ka thënë se ajo do të përcaktohet nga të dyja palët.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka insistuar që demarkacioni do të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Kurse zyrtarë nga shtetit fqinjë e konsiderojnë absurde dhe e pakuptimtë të flitet për demarkacionin ndërmjet Serbisë e Kosovës, pasi kufiri nuk ekziston. /GazetaTribuna

YouTube player