Për serbët çështja e Ushtrisë së Kosovës duhet të vendoset në Bruksel

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka ngelur peng i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Ata kërkojnë që këtë “patate të nxehtë” ta largojnë nga duart e tyre, dhe për këtë të vendoset në Bruksel, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Lajme

29/12/2014 13:53

Zëvendskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, i ka thënë gazetës Vecernje Novosti, se adresa ku do të duhet të vendoset për këtë cështje, është Brukseli, transmeton lajmi.net. 

“Menjëherë pas takimit të parë, të ardhshëm të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, kjo temë do të jetë në rend dite. Është e qartë se pozicioni ynë sa i përket transformimit të FSK-së në FAK është negativ”, ka thënë ai. (lajmi.net)