Për sa shiten brekët e Hitlerit në ankand? (FOTO)

Një palë të brendshme të Adolf Hitlerit janë nxjerr në një ankand në SHBA dhe janë shitur për 7 mijë dollarë.

Fun

26/09/2017 00:20

Të brendshmet që ishin ruajtur në mënyrë të shkëlqyer janë ekspozuar nga Alexander Historical Auctions të Chesapeake City, në Maryland dhe janë blerë nga një person që ka kërkuar të jetë anonim.

Epoka e Fuhrerit duket se po përjeton një rini të dytë; janë të shumtë personat e interesuar për veshjet, manifestet dhe objektet e tjera personale të diktatorit nazist, por ishte hera e parë që në ankand nxirreshin një palë të brendshme të tij, përcjell GSh.

Të brendshmet ku janë qëndisur inicialet e diktatorit A.H., mendohet se janë lënë nga Adolf Hitler në Parkotel të Gratz në Austri, ku ai kishte qëndruar në prill të 1938.

xx1_1506372040-1774541

xx2_1506372040-971685