Për prindërit, fëmijët duhet të pinë më shumë ujë – Lajmi.net
Për prindërit, fëmijët duhet të pinë më shumë ujë
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 15:13, 26 May 2018
Sipas një studimi të publikuar në Amerikë, fëmijët nuk po pinë mjaftueshëm ujë.

 

Autorja e studimit Erica Kenney, një shkencëtare nga Universiteti i Harvard, fillimisht studimin e ka nisur me idenë që të nxjerrë konstatime se sa konsumojnë fëmijët pije të gazuara dhe me sheqer nëpër shkolla.

Sidoqoftë, studimi nxorri të dhëna se fëmijët nuk po pinë mjaftueshëm ujë.

Sipas studimit ky trend, është në mbarë botën. Fëmijët nuk po mësohen që të pinë mjaftueshëm  ujë, duke i konsumuar pijet me sheqe, coftë të gazuara apo me koncentrate.

Shumica e fëmijëve që ishin ekzaminuar gjatë studimit, kishin filluar të shtonin në peshë, kishin dhëmbë të prishur, dhe ishin të dehidruar, transmeton Klan Kosova.

Sugjerohet që fëmijët të mos konsumojnë fare lëngje, për shkak se atyre ju duhet uji për t’i ndihmuar në sistemin e tretjes dhe për ta mbajtur të shëndetshëm trupin.

Mos pirja e mjaftueshme e ujit, mund të shkaktojë probleme me shëndetin, si dhimbjet e kokës dhe perfomancë të dobët fizike.

Instituti Kombëtar i Kombeve të Bashkuara për Agrikulturë, ka konstatuar, se mesatarja e konsumimit të ujit nga fëmijët për ditë, është 10 deri në 14 gota për çdo ditë.

Gjithashtu, kjo sasi e ujit duhet të plotësohet me ushqime që përmbajnë ujë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO