Për pak ditë vendimi për negociatat, Hahn: BE të eksportojë qëndrueshmëri

Teksa për pak ditë pritet dhe vendimi për çeljen e negociatave, në qarqet e BE-së qarkullojnë mendime të ndryshme nëse është apo jo koha për të hedhur këtë hap me vende si Shqipëria dhe Maqedonia.

Lajme

07/06/2018 15:00

Por në një intervistë të fundit, eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn këmbëngul në faktin se BE duhet të eksportojë qëndrueshmëri dhe se zgjidhja më e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor është rruga e integrimit.

“Një qetësi e qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është e mundur vetëm përmes integrimit në BE! Eksportimi i qëndrueshmërisë në vend të importimit të paqëndrueshmërisë është në interesin më të mirë të BE. Perspektiva e BE-së për këto vende është çelësi për qëndrueshmëri, siguri dhe prosperitet në kontinent. Projekti i 1989, për ribashkimin e kontinentit, nuk do të jetë i plotë pa qytetarët e këtyre vendeve”, ka thënë Hahn për WDR Europa Forum.