Për një zemër të shëndetshme duhet të bëni gjumë të mirë

7 ose më shumë orë gjumë gjatë natës, me gjërat e tjera të jetës së shëndetshme, mbrojnë nga goditja në zemër ose në tru, tregon një studimi i madh i shkencëtarëve evropianë.

Lifestyle

15/12/2014 21:52

Sipas studimit, ku ishin të përfshirë më shumë se 14000 njerëz, që u përcollën më shumë se një dekadë, u vërtetua se, me këshillat tradicionale për lënien e duhanit, pirjes së moderuar të alkoolit, ushtrimeve të rregullta, ushqimit të shëndetshëm dhe gjumit të mjaftueshëm, i kontribuoni mbrojtjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rezultatet e studimit të shkencëtarëve evropianë nga Gjermania, Britania dhe Norvegjia janë publikuar në revistën ‘European Journal of Preventive Cardiology’. Me studim u vërtetua se katër faktorët tradicionalë, lënia e duhanit, ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm dhe konsumimi i moderuar i alkoolit, e ulin për 57% rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe për 67% vdekjen nga goditja në zemër ose në tru, transmeton Lajmi.net.

Kur këtyre iu shtua edhe faktori i pestë, së paku 7 orë gjumë, në rastin e parë rreziku u ul për 65%, e në të dytin madje për 83%.