Për një urë izolohet fshati Vanë në Delvinë – Lajmi.net
Për një urë izolohet fshati Vanë në Delvinë
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 12:04, 6 December 2017
Të paktën 350 banorë të fshatit Vanë në Delvinë janë izoluar mes dy brigjeve të lumit të Kalasës pas shembjes së urës që lidh këtë fshat me rrugën kryesore.

Ura fillimisht u përmbyt nga prurjet e lumit gjatë reshjeve të fundit dhe më pas u shemb, duke ndërprerë komunikimin. Ata që duhet të zgjidhin situata emergjente kalojnë në këmbë lumin, ndërsa më të moshuarit e kanë të pamundur lëvizjen.

Bashkia e Delvinës është duke u përpjekur që të realizojë një zgjidhje provizore vetëm për këmbësorët.

Në të gjithë Bashkinë e Delvinës bilanci i dëmeve është i më i larti që reshjet kanë shkaktuar ndonjëherë përgjatë 5 dekadave të fundit, shkruan TCH.

Përrenjtë malorë të Gurrës dhe Gutinës kanë vërshuar në luginë dhe rrugë duke shkatërruar 2 ura të tjera kryesore për komunikimin mes Kalasës dhe Tatzatit.

Në të gjithë bashkinë e Delvinës rreth 2500 banorë gjenden ende të prekur direkt nga përmbytjet, shembjet e urave, shkatërrimi i rrugëve rurale dhe kufizimi i komunikimit me rrugët kryesore.

Lumi i Kalasës shkatërroi me gërryerje rreth 12 ha tokë bujqësore ndërsa rrezikohen edhe 100 ha të tjerë nëse nuk do të disiplinohet shtrati i tij.

Fjalët kyçe: Delvine, fshati i bllokuar, Ura

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble