Për një stomak të shtrënguar

Aplikoni disa nga këto këshilla fitnesi, që ushtrimet të jenë më efektive, kështu që të keni çfarë të ekspozoni.

Lifestyle

26/11/2017 11:43

Mos e mbani frymën

Muskujve tuaj kryesorë u nevojitet oksigjeni i nevojshëm për të punuar me kapacitet të plotë, prandaj duhet ta përqendroni vëmendjen në frymëmarrje.

Merrni frymë thellë, sidomos atëherë kur e ndryshoni pozicionin tuaj të ushtrimeve.

Ushtroni në të gjitha dimensionet

Në vend se të bëni vetëm ushtrime klasike të ngritjes lart, përfshini edhe ushtrimet rrotulluese, sikur jeni duke bërë një jetë të rëndomtë, transmeton Telegrafi.

Ngrini pesha më të rënda

Peshat nuk janë vetëm për biceps! Sikur edhe secili muskul tjetër, edhe ata të stomakut kanë nevojë të sfidohen, për t’u forcuar.

Nëse nuk ndjeni se po ngrini diçka lart dhe nuk po i vëreni rezultatet, kjo do të thotë se jeni të gatshëm për pesha më të rënda.

Kujdes kokën

Njëra ndër gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit gjatë ushtrimit të stomakut është lëshimi/poshtë i kokës. Kjo e ngarkon qafen dhe e largon fokusin tuaj nga ushtrimet për stomak.

Secilën herë kur të bëni ushtrime në dysheme, paramendoni se grejpfruti u është bllokuar midis mjekrës dhe gjoksit. /Telegrafi/