Për një proces të mirë

Isa Mustafa hodhi votën në qendrën e votimit në shkollën fillore “Emin Duraku”. Ai fton qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre.

Lajme

03/11/2013 11:33

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Emin Duraku”.

Ai ka ftuar që qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe të tregojnë se Kosova është një shtet demokratik.

“Mendoj se është proces shumë i mirë deri tani, shumë i rregullt. Na gëzon fakti që qytetarët po dalin në votime dhe ajo që unë kërkoj nga qytetarët dhe i ftoj që  ata të dalin  të gjithë  të votojnë”.

“Të votojnë sipas vullnetit të tyre, të votojnë për Kosovën, të votojnë për integrimet tona europiane dhe të tregojmë se ne jemi një shtet demokratik, jemi qytetarë të cilët e respektojmë votën e lirë të njerëzve dhe se rezultatet e votimeve janë ato që legjitimojnë vullnetin e lirë të qytetarëve”, tha Mustafa.