Për një organizëm të shëndetshëm pini ujë sa të zgjoheni

Uji në mëngjes ka një rol të veccantë në organizmin tuaj, prandaj është e rëndësishme që para se të pastroni dhëmbët dhe të lani fytyrën tuaj, të pini 600 ml ujë.

Lifestyle

07/10/2015 08:08

Menjëherë nga kjo kohë këshillohet që pas 45 minutave, të hani mëngjes dhe pas mëngjesit nuk duhet pirë asgjë apo ngrënë dy orë në vijim. Sipas shkencëtarëve japonezë, është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të shumë sëmundjeve.

Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëku, dhimbje koke dhe shumë të tjera.

Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë. Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve.