Për një arsim të lartë të përbashkët

Konferencë e përbashkët e Universitetit ‘Marin Barleti’ dhe Kolegjit ‘Universum’, me temë: ‘Arsimi i Lartë Shqiptar - Një e Ardhme e Përbashkët, Pa Kufij’.

Lajme

03/10/2013 17:10

Universiteti ‘Marin Barleti’ në bashkëpunim me Kolegjin ‘Universum’, mbajti në Prishtinës konferencën me temë ‘Arsimi i Lartë Shqiptar – Një e Ardhme e Përbashkët, Pa Kufij’.

Konferencën e hapi Rektori i Universitetit “Marin Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro, i cili prezantoi arritjet dhe programet Bachelor dhe Master që ofron ku Universitet.

“Administratorja e këtij  Universitetit Adriana Berberi solli një tablo të përgjithshme rreth programit të Doktoraturës  dhe bashkëpunimit me Universitetin amerikan Clemson.”, thuhet në njoftimin e “Universum”.

“Konferenca vazhdoi me referatet dhe prezantimet e dy Profesorëve të nderuar të Universitetit Marin Barleti, ‘babait të drejtësisë shqiptare’ Prof. Acad. Luan Omari si dhe profesori Arch/Ing, Spartak Bagllamaja, pjesëtar i brezit të parë të arkitektëve shqiptarë.”

“Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin ‘Marin Barleti’, një ndër personalitetet e afirmuara të drejtësisë shqiptare, prezantoi kumtesën shkencore me temë: ‘Parlamentarizmi Shqiptar në 100-vjet pavarësi’. Ai trajtoi në mënyrë kronologjike dhe analitike historikun e evoluimit të shtetit shqiptar. Theksi i kumtesës ishte evidentimi i ngjarjeve dhe personaliteteve kyçe në shtet-formimin shqiptar; periudhave të cilat kanë pësuar ndryshime të vazhdueshme duke ju pergjigjur dinamikës së kohës, rishfaqjes së shenjave të para të rilindjes së parlamentarizmit; formimit të shtetit sipas dekadeve të ndryshme, konkretisht momenteve që shënuan historinë e të ashtuquajturit ‘triumf të legalitetit’, duke përcaktuar Shqipërinë si Republikë Parlamentare.”

Shefi i Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Spartak Bagllamaja, mbajti referatën me titull: “ECOPOLIS – Një Qytet i së Ardhmes”. Gjatë saj, ai u ndal mbi strategjinë dhe objektivat e shkollës se Arkitekturës, risitë bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare në formimin e arkitektit të së ardhmes dhe kualifikimit pasuniversitar të profesionistëve në këtë fushë.

“Ndër të tjera arkitekti u ndal në prezantimin e një shembulli konkret të një projekti  bashkëkohor me temë qyteti i së ardhmes, CONCORDIA, NJE ECOPOLIS NË DETIN E ZI”, njofton “Universum”.