Për më pak se 24 orë, Noizy arrin milionëshin

Dje është publikuar projekti i shumëpritur nga Noizy.

ShowBiz

15/06/2018 21:15

Bëhet fjalë për këngën “Toto”, të cilën ai e solli në duet me reperin Raf Camora, shkruan lajmi.net.

Kënga po pritet mirë dhe në më pak se 24 orë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh në kanalin YouTube.

Padyshim që këtij fakti më së shumti i është gëzuar Noizy, i cili përmes një postimi në Instagram falënderoi të gjithë për përkrahjen.

“Hajde për 1.5 milionë për 24 orë…kush esht me mu”, ka shkruar ai mbi foto. /Lajmi.net/

YouTube player