Për lirimin e Sami Lushtakut vendoset më vonë

Kryetari i trupit gjykues në rastin e “Grupit Drenica”, ka thënë se vendimi për ndërprerjen apo jo të paraburgimit për kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, do të merret, pasi të ketë marrë raportin e ekspertit. 

Lajme

24/06/2014 14:03

Të martën rreth mesditës ka filluar seanca gjyqësore ndaj grupit të Drenicës që po mbahet në veri të Mitrovicës, në të cilën u vendos që dëshmitarët të cilët ndodhen jashtë shtetit të Kosovës, të dëgjohen përmes video linkut.

Avokatit të Ismet Haxhës nuk i është aprovuar kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit, ndërsa për ndërprerjen e paraburgimit për Sami Lushtakun gjyqtari tha se do të vendos pasi të marr raportin nga eksperti i kësaj çështjeje. /Kosovapress/