Për ‘Kumanovën’, dëshmojnë policët

Brenda ishin dëshmitarë të Prokurorisë, një grua që jeton në “Lagjen e Trimave” dhe katër policë nga stacioni policor në Gushincë, ku para ngjarjeve të Kumanovës u vodh një arsenal i madh i armëve.

Lajme

23/02/2016 17:03

Gazetarët bojkotuan seancën gjyqësore për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë vitin e kaluar. Ndërsa gjykimi zhvillohej në Gjykatën penale, u tha se në sallë ka vend vetëm për pesë gazetarë. Por, asnjë përfaqësues i mediave nuk hyri brenda dhe të gjithë vendosën të mos informojnë nga seanca.

Brenda ishin dëshmitarë të Prokurorisë, një grua që jeton në “Lagjen e Trimave” dhe katër policë nga stacioni policor në Gushincë, ku para ngjarjeve të Kumanovës u vodh një arsenal i madh i armëve.

Pas deklarimit në gjykatë, dëshmitarja Shejnaze Fejzullahu tha se pas ngjarjeve të Kumanovës, asgjë më nuk është njëjtë, pasi banorët e pafajshëm janë të traumatizuar, ndërsa kjo ndjenjë do t’i përcjelli ata gjatë tërë jetës.

Në gjykatë nuk u lejuan të hyjnë familjarët e 29 të akuzuarve. Ata gjatë gjithës, prisnin përpara dyerve të Gjykatës.

Para gjykatës ishte edhe bashkëshortja e Irfan Lutfiut, berber në “Lagjen e Trimave” i cili akuzohet për logjistikë në grupin e Kumanovës. Ajo nuk pret gjykim të drejtë, derisa rasti të mos kalojë në duart e Prokurorisë Speciale.

Seanca e ardhshme është të enjten, për kur nga gjykata premtuan se do të sigurojnë ku shte për prezencë të publikut./lajmi.net