Për këtë frizurë ju nevojitet vetëm një laps! (Video)

Ide e shkëlqyeshme për rezultat fenomenal!

Lifestyle

19/12/2016 09:55

Dëshironi t’i bëni frizurë atraktive por të lehtë princeshës suaj? Atëherë provoni këtë truk të lehtë!

Lidhni bisht, pastaj kalojeni lapsin e thjeshtë nëpër të.

Ndani flokët në dy tufa, njërën nga ana e majtë dhe tjetrën nga e djathta, dhe nxirrni sipër lapsit, transmeton Telegrafi.

Pastaj ndani tufën e djathtë në gjysmë dhe njërën gjysmë kalojeni në anën e majtë, veproni njësoj edhe pjesën tjetër të tufës nga ana e djathtë në të majtën, qiteni pjesën e flokëve të lëshuara mbi laps dhe atë qiteni në anën e majtë.

Përsëriten procedurën nga ana e jashtë në të djathtën he vazhdoni ashtu derisa të thurni tërë flokët.

Forconi me llastik. Tërhiqeni lapsin, dhe lidheni tepricën e gërshetit nga ana e poshtme.

Ide e shkëlqyeshme, apo jo?