Për këtë arsye, Gilardino mendon të pensionohet nga futbolli

Alberto Gilardino mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli.

Sport

18/09/2018 13:02

Një sfidë e re i paraqitet Alberto Gilardinos.

Sipas mediave italiane, për 36-vjeçarin, i cili ka mbetur pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Spezian, kanë shfaqur interes dy skuadra të Serisë C italiane, Piacenza dhe Pro Piacenza.

Pikërisht drejtuesit e Pro Piacenzas janë gati t’i ofrojnë ish-lojtarit të Milanit dhe Fiorentinës një kontratë 2-vjeçare dhe një pagë prej 200 mijë eurosh në sezon.

Gjithsesi, për momentin, sulmuesi nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij, pasi nuk përjashtohet as mundësia e tërheqjes nga futbolli.