Për Isa Mustafën, Adem Grabovci është falltar

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në Facebook ndaj deklaratës së fundit të Adem Grabovcit të PDK-së për portalin politico.net, duke e quajtur atë falltar.

Lajme

05/08/2014 21:25

Falltarët e Koalicionit PDK mund të flasin për çfarëdo vota, por Blloku shumicë LDK AAK Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, PDK-ja duhet të vetëdijesohet se shumica është rregull e demokracisë dhe se fitues është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve.

“Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë, nga 120 sish, në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%”, shkruan Mustafa.

“Koha që po kalon nuk do të çojë ujë në mulli të qeverisë Thaçi, por do ta vërshojë këtë qeveri me gjithë përbërjen e saj të tanishme antikushtetuese, asambleiste-ekzekutive”, përfundon kreu i LDK-së.