Për herë të parë në Arabinë Saudite, gratë marrin pjesë në fushatën zgjedhore

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, femrat do të marrin pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të planifikuar për 12 dhjetor, shkruan The Guardian.

Bota

29/11/2015 14:35

Në zgjedhje do të marrin pjesë 7.000 kandidatë, në mesin e tyre edhe 900 gra, të cilat do të garojnë për një vend nga 284 të këshillit komunal, transmeton lajmi.net.

“Do të votojmë gratë edhe pse asgjë nuk dimë rreth tyre. E mjaftueshme është që janë femra si ne”, ka deklaruar një mësuese e një shkolle Hafr al-Baten.

Pjesëmarrja e grave në zgjedhje për Sahara Hasan Nasief “një nga të parat”, është një nga fazat e para në luftën për të drejtat e grave në Arabinë Saudite.

Hyrja e gruas në skenën politike të Arabisë Saudite është një hap i rëndësishëm për këtë vend, që është nën mbretëri dhe aplikon versionin rigoroz të Islamit, ku në mesin e ministrave nuk ka gra. (lajmi.net)