Për herë të parë, Learta tregon barkun si shtatzëne (Foto)

Learta Jakupi e cila është reja e këngëtares Shyhrete Behluli, po pret fëmijën e saj të parë.

ShowBiz

23/06/2017 19:36

Ajo deri tani është munduar ta fsheh barkun në çdo paraqitje publike, edhe pse me shumë vështirësi ia dilte, shkruan lajmi.net.

Për herë të parë, ajo tregoi barkun si shtatzëne, duke pozuar për një set fotografik.

Fotoja e ëmbël e Leartës shtatzëne, mban mbishkrimin “Pritja më e ëmbël…”, imazh ky në të cilin Learta shkëlqen nga bukuria. /Lajmi.net/