“Për herë të parë kemi kandidatë kualitativ në garën për Prishtinën”

Analisti Astrit Gashi në lidhje me debatin e kandidatëve për Kryetar të Prishtinës që u mbajt sonte në Magazina Lokale, tha se ka qenë një debat shumë i mirë.

Lajme

11/10/2017 00:00

“Për herë të parë kemi kandidatë kualitativ në garën për Prishtinën, për herë të parë duhet të mësohemi që këta kanë me pasë ballafaqime shumë të forta me njëri-tjetrin”.

“Si kandidatë janë shumë të fuqishëm, të gjithë kishin të tregonin diçka, kjo garë është më e mira që e kemi pasë deri sot”, tha Gashi në emisionin Analiza Lokale.