Për herë të parë, Baby G vjen në bashkëpunim me këtë reper shqiptar

Bashkëpunimet për këtë verë nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

17/07/2018 17:44

Kësaj radhe është këngëtarja Baby G e cila po vjen në duet me reperin nga Shqipëria, Stresin, shkruan lajmi net.

Me anë të një postimi ajo bën të ditur se së shpejti do vjen një këngë në mes të dyshes, ku siç duket zhanrit të saj i përshtatet më shumë Stresi.

“Un zyrtarisht fillova, të shkojmë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve duke e etiketuar edhe Stresin.

Ndryshe, ajo sot feston ditëlindjen e 22-të, e cila ka pranuar disa dhurata dhe është surprizuar nga miqtë e saj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BlTdEl7BKwx/?hl=en?&taken-by=babygee