Për Gecajn, Rugova mbeti më meritori për Kosovën e pavarur

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, duke kujtuar 24 majin e vitit 1992, ditën kur Ibrahim Rugova u zgjodh presidenti i parë i Kosovës, thotë se ky i fundit është më meritori për Kosovën e pavarur.

Lajme

24/05/2016 16:31

Ky është shkrimi i plotë i Gecajt:

Sot është 24 maji, përvjetori i ditës kur ishte zgjedh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës. Në krye të kësaj detyre, si rezultat i vullnetit të popullit, ishte zgjedhur Dr. Ibrahim Rugova, ai që mbeti më meritori për Kosovën e pavarur, për Kosovën demokratike dhe për miqësinë e përhershme me SHBA-të. Shtetndërtimi i filluar po vazhdon…..Urime dita e Presidentit Kosovë…..