Për dy vjet i rrëmbyer, u ikën nga dora islamikëve

Një shtetas zviceran ka arritur të ikën nga rrëmbyesit ekstremistë të grupit Abu Sajaf në Filipine. Ai ishte në duart e rrëmbyesve për më tepër se dy vjet.

Bota

07/12/2014 11:11

Një komandant ushtarak në Filipine tha se zvicerani Lorenzo Vinciguerra ishte përleshur me rrëmbyesit e tij në xhungël para se të largohej, të shtunën në mëngjes. Ai ka shfrytëzuar momentin e përleshjes së forcave qeveritare me këtë grup ekstremistësh, duke ia rrëmbyer një rrëmbyesi afër tij shpatën dhe duke e prerë atë në fyt.  

Ky zyrtar ushtarak tha se Vinciguerra ishte i plagosur dhe se ishte gjetur nga ushtria dhe ishte dërguar në spital.

Zvicerani Vinciguerra ishte njëri prej dy studiuesve të zogjve nga Evropa, që ishin zënë nga militantët para më se dy vjetësh, në provincën Tavi Tavi, në pjesën jugore të Filipineve, që është një rajon i trazuar.

Forcat e armatosura filipinase kanë njoftuar se në shkëmbimin e zjarrit janë vrarë pesë rebelë, kurse shtatë të tjerë janë plagosur.
 

Ofensiva ushtarake kundër grupit Abu Sajaf, i cili ka rrëmbyer disa të huaj dhe Filipinas, ka filluar në muajin tetor, pasi rebelët kishin liruar dy shtetas gjermanë të rrëmbyer në muajin prill.
 

Raportet thonë se ky grup është në zërin më të ekq në mesin e grupeve rebele që veprojnë në jugun e Filipineve të dominuar nga myslimanët.