Për dy vite asnjë kosovar nuk shkoi në Siri

Që nga viti 2011, mbi 400 kosovarë morën rrugën për Siri e Irak.

Lajme

17/10/2018 20:35

Bile, disa nga ta janë bërë liderë në organizatën terroriste ISIS.

Mirëpo, në dy vitet e fundit, po del që nuk është raportuar asnjë rast i shkuarjes së kosovarëve në drejtim të shteteve të Lindjes.

Kështu të paktën thuhet në raportin e fundit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, “Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.