Për dy javë eliminohen çmimet referente mes Kosovës e Shqipërisë (Video)

Patatet e produktet tjera kosovare mund të eksportohen pa çmimin referent në tregun shqiptar, që u vendos ditë më parë nga këta të fundit.

Lajme

24/07/2017 21:22

Krejt çfarë ka mbetur tani, është vetëm koordinimi administrativ në mes institucioneve doganore e tatimore të Kosovës e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Kështu po thonë, pas një takimi në Prishtinë zëvendësministrat e financave të këtyre dy shteteve shqiptare.

Garancinë për këtë e dha edhe homologia e tij shqiptare, Irena Beqirja.