Për ditëlindjen e profetit Muhammed në Belgjikë u shpërndanë trëndafila

Në aktivitetin e organizuar nga Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, të rinjtë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed së bashku me kartat e shkruara shpërndanë mijëra trëndafila për qytetarët e Belgjikës.

Bota

19/04/2015 21:20

Në kuadër të aktiviteteve dhe festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhammed, në Belgjikë u shpërndanë trëndafila, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar nga Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, të rinjtë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed së bashku me kartat e shkruara shpërndanë mijëra trëndafila për qytetarët e Belgjikës.

Ndërsa për ato qytetarë që pyesnin se përse janë këto trëndafila u shpjegua se ky aktivitet ndërmerret me rastin e ditëlindjes së profetit dhe për të forcuar ndjenjat e vëllazërisë.

Kryetari themelues i Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, Tekin Deniz tha se si çdo vit ata kanë shpërndarë trëndafila në Belgjikë. Deniz i cili thekson se këtë vit në trëndafila kanë bashkëngjitur edhe kartat më shkrimin se “Islami është paqe”, theksoi rëndësinë e mesazhit në këtë periudhë se Islami është paqe.

Deniz gjithashtu shprehu dëshirën e tij që edhe në vitet e ardhshme ky aktivitet të përhapet në të gjithë Europën dhe në të gjithë botën.