Për disa çrregullime të gjumit, duhet ta vizitoni dentistin

Sipas një ekipi të studiuesve amerikanë, nëse vuani nga gërhitja duhet të vizitoni dentistin.

Lifestyle

04/08/2016 00:47

Studiuesit kanë treguar se duke analizuar gërhitjen dhe arsyet pse mund të ndodh, kanë gjetur se dhëmbët e gjatë mund të jenë njëri nga problemet.

Është e ditur se personat me mbipeshë kanë 10 herë më shumë gjasë për të gërhitur gjatë gjumit sesa personat që nuk janë me mbipeshë, por ka edhe arsye të tjera, transmeton lajmi.net

Ekipi i studiuesve ka konstatuar se gjatësia e dhëmbëve, trashësia dhe gjatësia e gjuhës apo bajamet mund të jenë njëri nga shkaktarët, andaj kanë këshilluar që të vizitohet dentisti.

Për çrregullime të gjumit mund të jenë përgjegjës edhe probleme të tjera shëndetësore si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, humbja e kujtesës e depresioni.

Pra, nëse vuani nga gërhitja ose ndonjë çrregullim tjetër i gjumit, vizitoni dentistin sepse sipas hulumtuesve disa çrregullime të gjumit mund të jenë të lidhura me gojen./lajmi.net