Për çka e njohim Arbana Xharrën?

Si guximtare që për 17 vjet ka luftuar korrupsionin, ka denoncuar katastrofat sociale dhe ka luftuar jo vetëm me shkrime, por edhe me gjyqe korrupsionin. A janë këto punët e saja për të cilat e keni admiruar?

Lajme

09/05/2017 18:18

E linçuar, fyer dhe ndjekur dhjetëra herë për qëndrimet e saja!

Ajo sot tha se ka shkuar aty se i kanë dhënë hapësirë për kauzat e saja? Çka nëse Kadri Veseli e ka marrë Xharrën në parti pikërisht për të vazhduar luftën e saj edhe me partinë më të madhe pas shpine, pra të luftojë korrupsionin brenda e jashtë, të luftojë edhe më shumë radikalizmat fetare – ngase veç shkrimi nuk mjaftonte. Përndryshe për çka i duhej Veselit një persone që thotë s’do të dalë të mbledh vota për lista?

A e dini se po të mos ishte Arbana Xharra Zëri sot do të ishte gazetë e Shefqetit, Abdylmenafit të Shenjas dhe katrahurave tjera?

Unë nuk jam për aderime koti. Por nëse Arbana ka hy aty si Arbana me kauzat e saja ajo nuk do i bëjë mirë vetëm PDK-së, por edhe shoqërisë.

A e shihni se ndër reaguesit më të egër janë ata që i ka luftuar Xharra për shkak se ishin apologjet të islamit radikal dhe disa prej tyre as kusijat nga ku hanë tendere nuk i numërojnë dot.

Është kjo arsyeja e reagimit: e doni PDK-në vetëm si pronto? Unë jam më shumë për pastrimin e saj se për ta zhdukur s’munden ta mundin ato që vetë brenda janë pis.

Arbanës i dëshiroj shumë sukses me shpresën se mbetet e njëjta!

Dhe mos bëni kaq shumë zhurmë kot. Ose nëse e keni nga frika se ajo tash ka mbështetejen e partisë më të madhe atëherë po ju kuptoj