Për çfarë përdoren superkompjuterët?

Superkompjuterët më të mirë zënë dhoma të tëra, kushtojnë me miliona dhe janë mijëra herë më të shpejtë se kompjuterët tanë të shtëpisë.

Auto & Tek

17/04/2017 00:44

Në përgjithësi përdoren për probleme komplekse shkencore, që kërkojnë një sasi të madhe llogaritjesh: përdoren për shembull për parashikimin e kohës, krijimin e modeleve të trurit apo për të ndihmuar në parandalimin e pasojave të një reaksioni bërthamor. Disa përdoren për të verifikuar rezistencën e metodave kriptografike për sigurinë informatike.

Janë përdorur për shembull, edhe për formimin e një modeli të përhapjes së gripit të derrit, për parashikimin e ndryshimeve klimatike e madhe edhe për të kuptuar Big Bangun dhe fillimin e Universit. Por teknologjia ecën shpejt: një kompjuter i mirë shtëpie sot ka të njëjtën shpejtësi me një superkompjuter të dhjetë viteve më parë. /bota.al/