Për cenim të së drejtës së autorit ndalohen shtatë persona 

Për shkeljen e të drejtës së autorit, disa persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Lajme

20/04/2018 11:03

Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Viti, pas hetimeve nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Krimet Kibernetike dhe në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, janë kryer kontrollet  në 5 lokacione të ndara. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar  disa kompjuterë,  laptopa,  USB, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Në lidhje me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/